42-vjeçari akuzohet se solli një 15-vjeçare nga Ohio në hotel ne Michigan
Një 42-vjeçar nga Grand Blanc, Michigan, është arrestuar dhe përballet me akuza federale pasi dyshohet se udhëtoi në Ohio për të marrë një vajzë 15-vjeçare të zhdukur dhe e solli në një hotel në Fenton. Lajmi u raportua nga clickondetroit.com.
Sipas FBI-së, komunikimi mes tyre kishte nisur në rrjete sociale dhe më pas ishte zhvendosur në Snapchat. Hetimi filloi pas një sinjalizimi nga Reddit, ndërsa të dhënat e telefonit treguan se i dyshuari kishte udhëtuar natën drejt Ohio dhe ishte kthyer në Michigan me të miturën.
Autoritetet e ndaluan në hotel, ku u gjet së bashku me vajzën. Ai pretendoi se mendonte se ajo ishte 18 vjeçe, por hetuesit konfirmuan se ishte 15.
Ai është paraqitur në gjykatë dhe mbahet në paraburgim, ndërsa çështja vijon të hetohet.