8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një person është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme gjatë muajve korrik dhe gusht 2026. Operacioni i koduar “Midsummer” është finalizuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas një serie veprimesh hetimore për zbardhjen e vjedhjeve. Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim. Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë kanë vepruar së bashku gjatë muajve korrik dhe gusht, duke kryer gjithsej 8 vjedhje. Në 6 raste, sipas policisë, janë vjedhur portofola, celularë dhe sende personale, ndërsa në 2 raste të tjera është vjedhur matësi i energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Midsummer”, zbardhen 8 raste të vjedhjes, të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Identifikohen 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për këto vjedhje. Arrestohet njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Midsummer”, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 8 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit korrik dhe gusht 2026, si dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.