Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaArte97 vjet nga shpallja e dekretligjit që autorizoi formimin e komuniteteve fetare

97 vjet nga shpallja e dekretligjit që autorizoi formimin e komuniteteve fetare

Uniteti i kombit, pavarësisht feve, ka qenë kryefjalë e periudhës së Rilindjes Kombëtare, kur myslimanë e të krishterë bashkuan forcat dhe përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe, duke i paraprirë pavarësisë.

Gjatë monarkisë, liria e besimit u përfshi në Statutin Themeltar. Në 9 korrik 1929 u shpall dekretligji që autorizonte formimin e komuniteteve fetare.

Sipas dekretligjit, çdokush gëzonte lirinë e besimit, të garantuar në artikujt 5 dhe 203 të Statutit të Mbretërisë.

Formimi i komuniteteve kishte për qëllim të vetëm ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes, organizimin dhe lartësimin e besimit përkatës. Këto komunitete zotëronin autoritet moral dhe nuk mund të përfshiheshin në aktivitete politike në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi.

Me vendosjen e regjimit komunist, u përshkallëzua fushata e përndjekjes së klerit në sajë të një sulmi sistematik në media dhe në kinematografi me qëllim përdhosjen e figurave të besimit dhe propagandimin e linçimit të tyre.

Më 28 dhjetor 1976 u miratua Kushtetuta e cila shpalli Shqipërinë ateiste. Objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën në sheshe, priftërinj dhe imamë u burgosën dhe u ekzekutuan.

Lini një koment