Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaHumbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, ndërron jetë 82-vjeçari

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, ndërron jetë 82-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçar.

Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën H. D., 82 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë. Pas përplasjes, viktima është dërguar në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një koment