E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e Aleancës.

Në reagimin e tij, Rutte shprehet se ishte i lumtur të mirëpriste kryeministrin shqiptar, ndërsa bën të ditur se diskutimet u përqendruan te investimet në mbrojtje, situata në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën.

“Jam i lumtur që mirëpres kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s sot. Patëm një diskutim të mirë mbi investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, shkruan Rutte.

Glad to welcome 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal to NATO HQ today

We had a good discussion on defence investment, the situation in the Western Balkans, and Allied support to Ukraine https://t.co/iyP99601sA— Mark Rutte (@SecGenNATO) November 3, 2026

Lini një koment