E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Zjarri masiv në Stourbridge të Anglisë, shkrumbohen 6 shtëpi

Zjarri masiv në Stourbridge të Anglisë, shkrumbohen 6 shtëpi

Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një flakë të madhe që shpërtheu në bimësinë e ulët pranë një fushe golfi, raportoi Sky News.Dy persona u prekën nga thithja e tymit dhe nxehtësia, thanë autoritetet lokale.

Pamjet nga helikopteri i rrjetit televiziv treguan të paktën tre prona të përfshira nga flakët pranë zjarrit, rreth 205 km larg Londrës.

Rreth 60 zjarrfikës po luftonin me flakët, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands.Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.

Lini një koment