SHBA – Trump: Republikanët do të dalin më mirë nga sa pritet në zgjedhje
UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish besimin për fitoren e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit që zhvillohen sot në Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se rezultatet do të jenë më të mira nga sa mendoni”, deklaroi Trump në një intervistë për televizionin Fox News.
Ai tha se ishte i bindur që partia e tij do të ruajë shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.
Miliona amerikanë po votojnë për të përcaktuar përbërjen e dy dhomave të Kongresit amerikan.
Megjithëse vetë presidenti Trump nuk është kandidat në këto zgjedhje, rezultati i tyre konsiderohet si një referendum mbi politikat e administratës së tij.
Zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë gjithashtu kushtet politike në cilat Trump do të qeverisë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit presidencial./ /Ad.Ab./ a.jor.