FOKUS – NATO rrëzon një dron që hyri në hapësirën ajrore të Letonisë
BRUKSEL, 14 gusht /ATSH -AA/ – Avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan sot një mjet ajror pa pilot që hyri në hapësirën ajrore të Letonisë, thanë Forcat e Armatosura Kombëtare të vendit.
Në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X, forcat e armatosura fillimisht lëshuan një paralajmërim për kërcënimin ajror që mbulonte komunat Augsdaugava, Preili, Rezekne dhe Balvi.
Banorëve iu kërkua të kërkonin strehim në ambiente të mbyllura dhe të ndiqnin “parimin e dy mureve” ndërsa autoritetet paralajmëruan qytetarët të mos afroheshin me objekte të ulëta ose të dyshimta dhe të thërrisnin shërbimet e urgjencës nëse e dallonin një të tillë.
Në një postim të mëvonshëm, forcat e armatosura njoftuan se kërcënimi kishte marrë fund. Avionët luftarakë aleatë kanë rrëzuar me sukses mjetin ajror pa pilot që hyri në hapësirën ajrore! thuhej në të.
Forcat e armatosura thanë se informacione shtesë do të jepen më vonë. Deklarata nuk jep menjëherë detaje në lidhje me origjinën e dronit.
Ndërkohë, Finlanda njoftoi kufizime të përkohshme në trafikun ajror dhe detar në Gjirin lindor të Finlandës në jug të vendit, pranë kufirit me Rusinë, sipas raporteve lokale.