E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se është i gatshëm të dërgojë forca federale në qytetet e drejtuara nga demokratët, edhe pa miratimin e autoriteteve lokale, nëse e konsideron të nevojshme. Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin “The Dan Bongino Show”, ku Trump u pyet për mundësinë e rikthimit të asaj që u përshkrua si “gjakderdhje në qytetet blu”.

I pyetur nëse do të ndërhynte në qytetet liberale edhe në rast se kryetarët e bashkive nuk do të bashkëpunonin me administratën e tij, Trump u përgjigj: “Do të vijë një moment kur do ta bëj këtë nëse do të më duhet”.

Gjatë intervistës telefonike, prezantuesi ngriti shqetësimin se zgjedhja e kandidatëve që ai i cilësoi si “demokratë socialistë”, si dhe mundësia e shkurtimeve të fondeve për policinë, mund të rikthenin situata të rënda në qytetet e drejtuara nga demokratët.

Trump pretendoi se ndërhyrjet e mëparshme në Memphis dhe New Orleans kishin dhënë rezultate pozitive, duke argumentuar se në të dyja rastet ishte kërkuar ndërhyrja nga guvernatorët.

“Duhet të të kërkojë guvernatori, kryetarët e bashkive”, deklaroi ai, duke shtuar se në këto qytete administrata e tij kishte bërë një punë të shkëlqyer.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu Uashingtonin si shembull të rezultateve të pretenduara në luftën kundër kriminalitetit, duke deklaruar: “Ne praktikisht nuk kemi krim në Uashington. Uashingtoni DC është një vend i sigurt”

Lini një koment