Dy avionë “Air Tractor” në aksion për shuarjen e zjarreve në Lurë
Dy avionë tip “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të ndihmuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmës, Fushë-Bulqizë–Selishtë.
Avionët po ndërhyjnë në vatrat aktive, ndërsa operacionet nga toka vijojnë paralelisht dhe në koordinim me ndërhyrjen ajrore.
Forcat në terren po punojnë për kufizimin e përhapjes së flakëve dhe vendosjen e vatrave nën kontroll. Operacionet do të vijojnë në varësi të situatës dhe kushteve në terren.