E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari Mentor Nazarko paralajmëroi se Partia Demokratike rrezikon të zhduket. I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mziu solli si shembull zhvillimet në vendet e Europës Lindore, ku, sipas tij, partitë antikomuniste të krijuara në vitin 1990 nuk ekzistojnë më.

Nazarko përmendi edhe Serbinë, ku pati protesta sudentore anti-qeveritare sikurse në Shqipëri dhe është zhdukur opozita tradicionale.

Gazetari theksoi se faktori kohë është vendimtar, veçanërisht për shkak të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, të cilatjanë shumë pranë.

“Duhet një kandidaturë e përbashkët, me këtë opozitë apo pa këtë, se mund edhe të zhduket Partia Demokratike. Në të gjithë vendet e Lindjes, partitë anti-komuniste që janë themeluar në 1990-ën, nuk ekzistojnë më. Në Serbi u zhduk opozita tradicionale. I gjithë problemi është lufta për kohën. Zgjedhje e Tiranës janë te porta, kështu nëse shkohet me projekt, me një fytyrë, qoftë edhe me opozitën tradicionale…”

Lini një koment