EGJIPT – Tre të vdekur, 17 të tjerë të plagosur në një shpërthim në një qendër tregtare
KAJRO, 14 gusht /ATSH – AA/ – Tre persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një qendër tregtare në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit.
Sipas njoftimeve të mediave lokale, një zjarr shpërtheu si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi helium në dyqanin e suvenireve dhe lodrave në katin e parë të qendrës tregtare “Arabella Plaza” në zonën e Kajros së Re.
Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 3 persona dhe 17 të tjerë janë plagosur.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme egjiptiane thuhet se shpërthimi ka ndodhur në qendrën tregtare “Arabella Plaza” dhe zjarri i përmasave të vogla që shpërtheu pas ngjarjes u mor nën kontroll nga ekipet e mbrojtjes civile.
Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e disa dyqaneve aty pranë.
Raportohet se Zyra e Kryeprokurorit Publik të Egjiptit urdhëroi që të ndalohet pronari i dyqanit të suvenireve dhe lodrave ku ndodhi shpërthimi dhe t’i merrej deklarata.
Kryeprokuroria publike ka bërë të ditur se nga hetimet fillestare është konstatuar se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi dhe se janë caktuar ekipe ekspertësh për të hetuar shkaqet e ngjarjes.
Mësohet se hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.