E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Sporti›Kategoria e Parë: Zgjidhet formacioni më i mirë javës së 32-të, me Nikajn trajner

Kategoria e Parë: Zgjidhet formacioni më i mirë javës së 32-të, me Nikajn trajner

Java e 32-të e Kategorisë së Parë uli siparin e ndeshjeve të saj të shtunën, teksa trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të kësaj jave.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-4-1-2. Në portë qëndron Sinan Dani (Burreli). Në mbrojtje rreshtohen Arlind Kurti (Laçi), Rubin Hebeja (Besa) dhe Vilson Lila (Pogradeci).

Mesfusha përbëhet nga Nayngola (Luftëtari), Diarrassouba (Iliria), Robin Hoti (Burreli) dhe Ledjo Tresa (Laçi), ndërsa rolin lidhës e mban Saleh Nasr (Skënderbeu). Në sulm janë Fofana (Iliria) dhe Taulant Marku (Korabi).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Samuel Nikaj i Burrelit, pas fitores 1-0 ndaj Lushnjes.

Lini një koment