E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Dakar 2026, Shqipëria me një përfaqësues në atletikë

Dakar 2026, Shqipëria me një përfaqësues në atletikë

Lojërat Olimpike Rinore Dakar 2026 do të jenë një tjetër sfidë ndërkombëtare për sportin shqiptar. Në disiplinën e atletikës, kuqezinjtë do të përfaqësohen nga Jorgi Kapedani, i cili do të garojë në 110 metra me pengesa. Trajneri i atletikës, Juxhin Çili, në një prononcim për RTSH Sport, vlerëson rëndësinë e këtij kompeticioni, duke theksuar se objektivi është një përfaqësim sa më dinjitoz i Shqipërisë.

“Që nga moment që KOKSH bëri njoftimin nëpërmjet Federatës për pjesëmarrjen në aktivitet, ne e vlerësuam, filluam përgatitjet speciale për këtë garë. E kemi vlerësuar garën dhe shpresojmë të dalim sa më mirë”, ka deklaruar trajneri Çili

Trajneri u ndal edhe te objektivat, duke nënvizuar specifikën e veçantë që kanë Lojërat Olimpike Rinore. Synimi, sipas tij, është që sportisti shqiptar të ngjitet sa më lart në renditje.

“Lojërat Olimpike Rinore kanë një specifikë të veçantë. Ka dy gjysmëfinale dhe marrin pjesë 16 sportistë. Duke ditur zhvillimet e mëdha që ka atletika, garat teknike që janë gjithmonë të vështira, objektivi është që të renditemi sa më lartë, dhe padyshim që pëmirësimi i rezultati personal është kryesorë”.

Ndërkohë, për Jorgi Kapedanin kjo është një mundësi e veçantë për të përfaqësuar vendin në një skenë të rëndësishme, objektivi personal është i qartë: të sigurojë një vend në finalen e disiplinës së tij.

“Jam shumë i lumtur dhe ndihem me të vërtetë krenar të përfaqësoj Shqipërinë në një nga vendet më të mëdha botërore të Atletikës. Jam stërvitur shumë për këtë, do jap maksimumin tim. Një vend në finale është objektivi im, por duke parë se janë të pranishëm talentet më të mira nga e gjithë bota, do të jetë e vështirë, por unë do jap maksimumin”.

Jorgi Kapedani do e zhvillojë garën e tij më datë 9 nëntor duke filluar nga ora 16:20.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment