E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ministri Nufi: Vijon intensivisht puna për menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë

Ministri Nufi: Vijon intensivisht puna për menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se po vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

Sipas tij në Lurë janë angazhuar në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

Në Dajt janë angazhuar 2 helikopterë të Forcës Ajrore për fikjen e zjarrit. Sipas tij zjarri nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

Në Abaze në Krujë mësohet se 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bulqizë 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Ministri shton se situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.

Lini një koment