Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKryeministri Tusk: Polonia pengoi një komplot rus për të vrarë një qytetar amerikan në Varshavë

Kryeministri Tusk: Polonia pengoi një komplot rus për të vrarë një qytetar amerikan në Varshavë

Kyeministri polak, Donald Tusk ka njoftuar se Polonia ka penguar një komplot rus për të vrarë një qytetar ukrainas-amerikan në Varshavë. Sipas tij kjo ishte hera e parë që dikush me urdhër të Rusisë kishte tentuar të sulmonte një qytetar amerikan në territorin e një vendi tjetër të NATO-s.

I dyshuari, i cili dyshohet se është rekrutuar nga inteligjenca ruse, u arrestua nga autoritetet polake më 7 gusht. Ai do të mbahet në paraburgim për tre muaj, tha policia e Varshavës në një deklaratë.

Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane, tha Tomasz Siemoniak, ministri i Polonisë që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës. Ai tha se viktima e synuar ishte një shtetas amerikan me origjinë ukrainase. Zyrtarët nuk dhanë menjëherë detaje të mëtejshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni të raporteve, por nuk kishte informacione shtesë. Rusia është akuzuar prej kohësh për shënjestrimin e armiqve të saj jashtë vendit, duke përfshirë përdorimin e helmeve të rralla.

Zyrtarët perëndimorë e shohin fushatën si të lidhur me përpjekjet më të gjera ruse për të minuar vendet evropiane që mbështesin Ukrainën.

Lini një koment