E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – BH i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake

FOKUS – BH i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake

– Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, me të cilin janë vendosur masa kufizuese ndaj 826 kompanive dhe 743 individëve të lidhur me kompleksin ushtarako-industrial rus, njoftoi më 3 nëntor Këshilli i bllokut evropian, sipas REL.

Krahas Bosnjës e Hercegovinës, vendimit i janë bashkuar edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Ukraina.

Këto shtete janë zotuar se do t’i përshtatin politikat e tyre kombëtare me vendimin e Këshillit të BE-së, ndërsa BE-ja e ka mirëpritur angazhimin e tyre.

Bëhet fjalë për vendimin që Këshilli i BE-së e miratoi më 12 tetor 2026, kur në listën e sanksioneve u përfshinë gjithsej 1 569 persona dhe subjekte juridike.

Sipas Këshillit, ky është zgjerimi më i madh i vetëm i listës së personave dhe kompanive të sanksionuara që lidhen me industrinë ushtarake ruse, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Paketa e tetorit përfshin 826 kompani ruse dhe 743 persona që drejtojnë këto kompani.

Sipas arsyetimit të Këshillit të BE-së, kompanitë janë pjesë e kompleksit ushtarako-industrial rus, ndërsa personat janë përfshirë në listën e sanksioneve për shkak të mbështetjes që i japin këtij sektori./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment