E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Sporti›Zëra nga Spanja, Real Madrid kërkon 60 milionë euro për sulmuesin Gonzalo Garcia

Zëra nga Spanja, Real Madrid kërkon 60 milionë euro për sulmuesin Gonzalo Garcia

Gonzalo Garcia, sulmuesi i ri i Real Madrid, është nga ata lojtarë që pëlqehen nga klube të ndryshme në Europë. Ka pasur interes edhe nga Serie A, sipas asaj që bën me dije “Marca”, por pa zbuluar emra.

Në artikullin e të parditshmes spanjolle shkruhet se një klub italian ditët e fundit la vizituar Valdebebas dhe ka kërkuar informacion për sulmuesin e ri spanjoll. Reali e ka bërë të qartë qëndrimin e vet: asnjë ulje për lojtarin në fjalë.

Për të shitur 22-vjeçarin Gonzalo Garcia, presidenti Florentino Perez kërkon 60 milionë euro. Të njëjtin qëndrim madrilenët kanë pasur edhe kur ky lojtar u kërkua nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman ofroi në atë kohë 30 milionë euro për Garcia, por kjo shifër ishte shumë e ulët sipas spanjollëve.

Lini një koment