Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaÇarja e kanalit “Naum Panxhi”, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik. Devijohet qarkullimi në rrugë alternative (VIDEO)

Çarja e kanalit “Naum Panxhi”, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik. Devijohet qarkullimi në rrugë alternative (VIDEO)

Një çarje në kanalin kryesor vaditës “Naum Panxhi” ka shkaktuar vërshimin e ujit dhe inerteve në aksin Elbasan-Cërrik, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Ngjarja është regjistruar mesditën e kësaj të shtune. Për shkak të situatës, policia rrugore ka devijuar qarkullimin në rrugë alternative, ndërsa ekipet në terren po punojnë për pastrimin e rrugës.

Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrja vijon prej më shumë se dy orësh, ndërsa po punohet edhe për shmangien e përhapjes së ujit në zonat përreth.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e Bordit të Kullimit, në administrimin e të cilit ndodhet kanali “Naum Panxhi”, për riparimin e defektit dhe normalizimin e situatës.

Lini një koment