E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Digjet një automjet në rrugën Qafë-Qarri-Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat (VIDEO)

Digjet një automjet në rrugën Qafë-Qarri-Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat (VIDEO)

Një automjet është djegur plotësisht në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar dëmtime. Gjatë përfshirjes së automjetit nga flakët, zjarri ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë më shumë se 4 hektarë bimësi të ulët dhe kullota

Dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kolonjë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, në një zonë ku kalon edhe linja e tensionit të lartë.

Lini një koment