Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDigjet një automjet në rrugën Qafë-Qarri-Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat (VIDEO)

Digjet një automjet në rrugën Qafë-Qarri-Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat (VIDEO)

Një automjet është djegur plotësisht në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar dëmtime. Gjatë përfshirjes së automjetit nga flakët, zjarri ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë më shumë se 4 hektarë bimësi të ulët dhe kullota

Dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kolonjë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, në një zonë ku kalon edhe linja e tensionit të lartë.

Lini një koment