SHBA – Trump: Nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin
UASHINGTON, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot në rrjetin e tij Truth Social se nuk po zhvillohen aktualisht bisedime me Iranin dhe as nuk janë planifikuar.
Ai pohoi se bllokada e vendosur ndaj porteve iraniane mbetet në fuqi.
“Nuk ka biseda ose diskutime që po zhvillohen në këtë kohë ose nuk janë planifikuar me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi’’, shkroi ai.
’Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale. Të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”, theksoi presidenti amerikan./