Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDebate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

Debate janë zhvilluar në këshillin bashkiak të Maliqit, ku ditën e sotme ishte parashikuar të merrej një vendim lidhur me shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën.

Këshilltarët opozitarë kanë kërkuar të votohej kundër këtij drafti nga qeveria ndërsa këshilltarët socialistë janë shprehur se janë të paqartë me draftligjin dhe kanë kërkuar kohë për t’u njohur me të.

Në këto kushte, këshilltarët socialistë kanë vendosur të braktisin mledhjen ndërsa debatet kanë qënë prezente kur këshilltarët e opozitës kanë kërkuar vijimin e mbledhjes ndërsa një qytetar pjesëmarrës ka kërkuar vijimin e mbledhjes dhe ka shtyrë kryetarit e këshillit bashkiak të Maliqit.

Lini një koment