Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaFlet 82-vjeçari që ndaloi me bastun kreun e këshillit të bashkisë Maliq: Po bëjnë lojëra me ne

Flet 82-vjeçari që ndaloi me bastun kreun e këshillit të bashkisë Maliq: Po bëjnë lojëra me ne

Reiz Petritaj, 82-vjeçari që ndaloi me bastun kryetarin e Këshillit të Bashkisë Maliq të largohej nga salla ku po zhvillohej dëgjesa për reformën territoriale, ka shpjeguar arsyet e veprimit të tij.

Në një prononcim për gazetarin Xhensil Shkëmbi, Petritaj kundërshton bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës dhe thotë se prej një viti merr pjesë në mbledhjet e këshillit, ku sipas tij ka denoncuar korrupsionin në bashki.

“Kam një vit këtu në këtë këshill, kam ardhur, kam dënuar korrupsionin që ka bërë Bashkia e Maliqit. Dhe këtu sot kam ardhur ku bëhen dëgjesat e kryepleqve të Çarçishtes e të këtij krahu që është këtu. Të gjithë thanë ‘nuk do ta prishim’ (bashkinë). Ato lojëra që bëjnë gjithnjë më detyruan mua 82 vjeç të shkoj kryetar i bashkisë”, u shpreh ai.

Petritaj këmbëngul se Bashkia e Maliqit duhet të vijojë të funksionojë më vete dhe kundërshton çdo përpjekje për bashkimin e saj me Bashkinë e Korçës.

Lini një koment