Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveDrenica i shmanget humbjes në Malishevë në frymën e fundit

Drenica i shmanget humbjes në Malishevë në frymën e fundit





August 2026
M T W T F S S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

August 22, 2026

Drenica i shmanget humbjes në Malishevë në frymën e fundit


Malisheva ka ndarë pikët me Drenicën në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja, e zhvilluar të premten në stadiumin “Liman Gegaj”, përfundoi me rezultat 1:1.

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 41-të, kur Xhemal Ibishi realizoi për 1:0.

Vendasit patën mundësi të tjera për ta thelluar epërsinë, por nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen. Drenica, në anën tjetër, kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe ia doli në minutat shtesë.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Elvis Geci shënoi për 1:1 nga afërsia, pasi topi u kthye nga shtylla pas goditjes së Altin Vojvodës.

Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve, ndërsa Drenica ka dy pikë.

Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me ndeshjet Dukagjini –Feronikeli 74 dhe Ballkani –Vushtrria, që zhvillohen nga ora 16:30.

Të dielën, Llapi e pret Gjilanin, ndërsa ndeshja Prishtina –Drita është shtyrë.

Leave a Reply

Lini një koment