Wednesday, 28 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Kosova U15 fiton ndaj Tahitit dhe Sierra Leones, nesër luan në çerekfinale të Grupit D

Kosova U15 fiton ndaj Tahitit dhe Sierra Leones, nesër luan në çerekfinale të Grupit D




October 28, 2026

Kosova U15 fiton ndaj Tahitit dhe Sierra Leones, nesër luan në çerekfinale të Grupit D


Kombëtarja e Kosovës U15 ka regjistruar dy fitore tjera në kuadër të fazës së dytë në FIFA U15 World Cup&Festival, që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Grupit D.

Dardanët e rinj triumfuan fillimisht ndaj Tahitit, me rezultat bindës, 4:0. Golat për Kosovën i realizuan Endri Avdimetaj (dy gola), Mesud Zymberi, si dhe Art Rizani.

Në ndeshjen e radhës, kombëtarja dardane vazhdoi me paraqitje të mirë, duke e mposhtur Sierra Leonen, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Trint Ferizi.

Pas këtyre dy fitoreve, Kosova U15 do të luajë nesër në çerekfinale të Grupit D, ku do të përballet me Republikën Dominikane, me synimin për të vazhduar rrugëtimin në këtë festival ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja.Kosova U15 fiton ndaj Tahitit dhe Sierra Leones, nesër luan në çerekfinale të Grupit D

Leave a Reply

Lini një koment