Jones largohet nga Liverpooli pas 16 vitesh
Liverpooli dhe Interi kanë konfirmuar transferimin e mesfushorit Curtis Jones te kampionët e Italisë.
Jones është përforcimi i tretë që Interi e sjell nga Premier League në këtë afat kalimtar, pas John Stones nga Manchester City dhe Jed Spence nga Tottenham.
Liverpooli, përmes një deklarate, e ka falënderuar 25-vjeçarin për kontributin e tij gjatë 16 viteve të kaluara në klub.
“Të gjithë te Liverpooli dëshirojnë ta falënderojnë Curtisin për përkushtimin dhe kontributin e tij në klub gjatë 16 viteve të fundit dhe i urojnë gjithë të mirat në fazën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në deklaratë.
Jones ka zhvilluar 228 paraqitje me fanellën e Liverpoolit, duke realizuar 22 gola.
Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Interi do të paguajë 30 milionë euro, ndërsa shuma mund të rritet edhe për 5 milionë euro të tjera përmes bonuseve. Liverpooli gjithashtu ka siguruar 10 për qind nga një transferim i ardhshëm i lojtarit.
