E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Sporti›Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin

Goditje për Allegrin, Modric mbyll sezonin

Milan dhe Allegri marrin një goditje të fortë në këtë sprint final, në garën e tyre për të siguruar një vend në Champions League. Luka Modric mbyll sezonin me “djallin”, kjo pasi analizat që iu nënshtrua mesfushori nxorën në pah një frakturë në mollëzën e majtë, duke e detyruar tashmë t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. […]

Milan dhe Allegri marrin një goditje të fortë në këtë sprint final, në garën e tyre për të siguruar një vend në Champions League. Luka Modric mbyll sezonin me “djallin”, kjo pasi analizat që iu nënshtrua mesfushori nxorën në pah një frakturë në mollëzën e majtë, duke e detyruar tashmë t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Modric pësoi një dëmtim në fytyrë pas një përplasje me Locatellin duke dalë nga fusha në minutën e 80-të.

Në reagimin për mediat, klubi i Milan uroi Modric për një shërim të shpejtë në prag të Botërorit FIFA2026 i cili pritet të jetë i fundit për mesfushorin me përfaqësuesen e Kroacisë.

Në letër, sfida ndaj Juve mund të jetë e fundit për Modric me fanellën kuqezi pasi në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata, por sipas mediave italiane, palët mund të gjejnë një akord të ri për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon.

Lini një koment