E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiMuçi rikthehet titullar, por nuk lë gjurmë, pak minuta edhe për Asllanin

Muçi rikthehet titullar, por nuk lë gjurmë, pak minuta edhe për Asllanin

Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani, dy legjionarët kuqezi, nuk arritën të linin gjurmë për ekipin respektive në sfidat e zhvilluara të hënën në mbrëmje. Muçi zbriti si titullar për Trabzonspor në transfertën përballë Konyaspor, një ndeshje që në letër ishte shumë e rëndësishme pasi në rast fitoreje mund të kalonin Fenerbahce, të merrnin vendin e […]

Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani, dy legjionarët kuqezi, nuk arritën të linin gjurmë për ekipin respektive në sfidat e zhvilluara të hënën në mbrëmje. Muçi zbriti si titullar për Trabzonspor në transfertën përballë Konyaspor, një ndeshje që në letër ishte shumë e rëndësishme pasi në rast fitoreje mund të kalonin Fenerbahce, të merrnin vendin e dytë në klasifikim, por diçka e tillë nuk ndodhi, me Trabzonspor që pësoi një humbje 2-1. Muçi qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, por pa arritur të lë gjurmë. Pas ndeshjes, mediat vlerësuan paraqitjen e sulmuesit kuqezi me notën 7,1.

Nuk bëri më mirë as Beshiktash, me bardhezinjtë që u ndalën në shtëpi në një barazim pa gola. Asllani nuk u preferua si titullar, por u aktivizua pas minutën së 81-të. Ky fund sezoni është shumë i rëndësishëm për dy legjionarët kuqezi pasi pritet të vendoset edhe e ardhmja e tyre.

Të dy lojtarët janë në formë huazimi, por për Muçin diskutimi është më ndryshe pasi Trabzonspor pritet të aktivizojë të drejtën për të blerë kartonin e tij pikërisht nga Beshiktash, ndërsa Asllani do të largohet nga Stambolli për t’u rikthyer edhe një herë në Milano, gjithnjë nëse Inter nuk pranon skonto për kartonin e tij.

Lini një koment