Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

FOKUS – SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

UASHINGTON, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Siria është hequr nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit në SHBA, tha sot Departamenti amerikan i Thesarit.

”Ky veprim është në përputhje me premtimin e presidentit Donald Trump për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë”, tha departamenti.

Përcaktimi si shtet sponsorizues i terrorizmit mbart sanksione gjithëpërfshirëse, duke përfshirë kufizime të ashpra mbi ndihmën e jashtme të SHBA-së, një ndalim për eksportin dhe shitjen e armëve dhe kontrolle të eksportit të mallrave që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për ushtarake.

Kuba, Koreja e Veriut dhe Irani mbeten në listën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Siria ishte përcaktuar si shtet sponsorizues i terrorizmit që nga viti 1979.

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin në korrik për qëllimin e tij për të hequr Sirinë nga lista, duke e përshkruar këtë veprim si një “mundësi për rindërtim”.

Vendimi ishte ende subjekt i shqyrtimit nga Kongresi në atë kohë.

Heqja pritet gjithashtu ta bëjë më të lehtë për kompanitë dhe bankat ndërkombëtare të bëjnë biznes në Siri./ a.jor.

Lini një koment