Ngushtohet rrethi për Infantino-n, edhe Fifa Legends kundër tij: Mjaft tani, duhet ndryshim!
Veron, Pires dhe Silvestre firmosin një komunikatë kundër kreut të FIFA-s, pasi kërkojnë një ndryshim struktural në administrimin e qeverisë së futbollit botëror.
Një grup ish-kampionësh të futbollit ndërkombëtar, mes të cilëve Robert Pires, Juan Sebastian Veron dhe Mikael Silvestre, kanë shpërndarë një komunikatë të përbashkët, ku kërkojnë ndryshimin e drejtuesve të FIFA-s, pra largimin e Gianni Infantino-s. Teksti i shpërndarë nga ish-mbrojtësi francez denoncon faktin se zgjedhjet strategjike të viteve të fundit i kanë larguar institucionet nga vlerat themelore të sportit dhe nga baza e tifozëve.
Ky qëndrim vjen në një moment presioni të fortë politik mbi presidentin e FIFA-s, i kontestuar për planin në lidhje me shitjen e kuotave të Botërorit tek investitorët privatë.
“Ndajmë të njëjtin shqetësim me atë të miliona tifozëve në gjithë botën. Ashtu si ata, nën drejtimin aktual të FIFA-s, kemi parë lojën që duam të largohet nga vlerat. Për shumë kohë kemi parë të merren vendime të rëndësishme pa u konsultuar dhe pa marrë në konsideratë futbollistët, pa respekt për tifozët që mbështesin këtë sport”, – shkruhet në komunikatë.
Fifa Legends evidentojnë nevojën për ndryshim në sistemin derejtues të qeverisë së futbollit botëror për të garantuar një përfaqësim direkt të spotistëve dhe të apasionuarve në proceset vendimmarrëse.
“Një ndryshim është i nevojshëm. Pushteti ka mjegulluar aftësitë e lidershipit aktual për të ndarë interesat e veta dhe asaj që është më e mira për futbollin. Zhvillimet e fundit e kanë bërë të pamundur heshtjen. Tani mjaft!” – vazhdon komunikata.