Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiSirena arabe për Kristjan Asllanin, Al Jazira nis kontaktet me Interin për mesfushorin kuqezi

Sirena arabe për Kristjan Asllanin, Al Jazira nis kontaktet me Interin për mesfushorin kuqezi

Klubi nga Abu Dhabi duket i interesuar seriozisht për lojtarin shqiptar që duhet të largohet nga zikaltrit deri në fund të merkatos.

Hapet një pistë arabe tek Interi në lidhje me Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i kthyer në skuadër pas huazimeve te Torino dhe Beshiktashi, nuk është më në planet e trajnerit Cristian Chivu, kështu që objektivi i drejtuesve zikaltër është për ta shitur përfundimisht para se të mbyllet ky sesion veror i merkatos.

Së fundi ka rënë poshtë pista e Monza-s dhe është hapur ajo jashtë Italisë. Në gjurmët e Asllanit është vënë Al Jazira, që ka filluar kontaktet me Interin për ta marrë mesfushorin në huazim.

Klubi zikaltër kërkon vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit. Asllani vlerësohet 10-12 milionë euro dhe ditët në vazhdim priten zhvillime konkrete.

Lini një koment