Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGREQI – Dhjetëra zjarre në pak orë përfshijnë vendin ballkanik

GREQI – Dhjetëra zjarre në pak orë përfshijnë vendin ballkanik

ATHINË, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Tridhjetë e nëntë vatra të reja zjarresh janë përhapur në zona të ndryshme të Greqisë brenda pak orësh, njoftoi sot shërbimi zjarrfikës.

Zjarri më i rëndë po përhapet në ishullin Salaminë, në brigjet e Athinës, sipas zjarrfikësve.

Në ishull ndodhet baza më e madhe e Marinës Ushtarake Greke.

Sipas zjarrfikësve në terren, baza nuk ishte në rrezik.

Zjarri përfshiu një grykë dhe për shuarjen e tij u angazhuan një numër i madh avionësh dhe helikopterësh zjarrfikës.

”Gjithashtu, në operacion janë përfshirë forca të shumta zjarrfikëse dhe vullnetarë”, raportoi transmetuesi ERT.

Për shkak të thatësirës së vazhdueshme, rreziku për zjarre mbetet i lartë në pjesën më të madhe të Greqisë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile.

Temperaturat në qendër të Athinës arritën në 40 gradë Celsius të martën, ndërsa vala aktuale e të nxehtit parashikohet të vijojë deri në fillim të javës së ardhshme./ a.jor.

Lini një koment