Zjarri pranë Hotel Turizmit në Sarandë, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Ka nisur ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve pranë Hotelit Turizmi në Sarandë.
Sipas raportimeve, helikopteri Cougar ka mbërritur në zonën e përfshirë nga zjarri dhe po ndërhyn nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse që vijojnë operacionin në terren.
Ndërkohë, zjarri ra disa minuta më parë, ku shkaqet e tij ende s’janë bërë të ditura. Në terren ndodhen edhe forcat e zjarrfikëses, të cilat po shuajnë flakët që kanë rrezikuar ndërtesat përreth.