Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMomentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës (VIDEO)

Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës (VIDEO)

Me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të bardhë, këto janë pamjet nga momentet kur Ergys Agasi, i rrethuar nga 6 efektivë të Policisë, mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë mbërritur edhe agjentët e BKH-së, të cilët do të ekzekutojnë masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Kujtojmë se Agasi u kap pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Plepave në Durrës, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Durrësit, Forcave Operacionale dhe SPAK-ut.

Lini një koment