Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPërfundon aventura e Dinamos në Conference League

Përfundon aventura e Dinamos në Conference League

Dinamo zhvillon një ndeshje të madhe në Qipro, por është e pafat përballë Pafos. 2 gola të shënuar në fundin e kohës shtesë kanë eliminuar “blutë” nga Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës nis shumë mirë ndeshjen dhe kalon në avantazh me Fadairon pas vetëm 8 minutash lojë. Vendasit reagojnë dhe barazojnë me Seman pak minuta më vonë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Fadairo shënon sërish në pjesën e dytë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Qipriotët kalojnë në avantazh, por 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Dinamo barazon me Silva-Riçards.

Koha e rregullt mbyllet në barazim 2-2 dhe në kohën shtesë, në minutat e fundit të shtesës Pafos shënon 2 gola, fillimisht Quina dhe më pas Anderson Silva vulosin fitoren 4-2 të qipriotëve.

Mbyllet këtu aventura europiane e Dinamos, që nuk arrin të sigurojë dot një vend në fazën e grupeve të Conference League.

Lini një koment