Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet
Ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Ergys Agasin, i cili u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe avokati i tij, Maks Haxhia.
Megjithatë, seanca është ndërprerë menjëherë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dosjes hetimore, ndërsa ajo pritet të rinisë sërish në orën 12:00.
Ndaj Agasit ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, kohë gjatë së cilës ai ka qenë i shpallur në kërkim, përpara se të paraqitej para trupit gjykues për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.