Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNdërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Ergys Agasin, i cili u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe avokati i tij, Maks Haxhia.

Megjithatë, seanca është ndërprerë menjëherë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dosjes hetimore, ndërsa ajo pritet të rinisë sërish në orën 12:00.

Ndaj Agasit ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, kohë gjatë së cilës ai ka qenë i shpallur në kërkim, përpara se të paraqitej para trupit gjykues për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

Lini një koment