E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta në ditën e 90-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë

Protesta në ditën e 90-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë

Këtë të premte u mbajt protesta e 90-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Marshimi përfundoi përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit po vijojnë me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.

Lini një koment