Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon nuxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbas
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin.
“Do ndalesha te projektet e reja me financim të brendshëm për vitin 2027, ku prioritet do kenë Elbasan-Qafë Thanë, segmenti Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të Tiranë-Durrës, viimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, qendra monitorimit të trafikut si dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë.
Ky portofol synon të rrisë lidhshmërinë ndërmjet qendrave ekonomike, të përmirësojë standardin dhe sigurinë në rrjetin kombëtar dhe të krijojë vlerësim fizike ndërmjet investimeve ekzistuese dhe atyre të reja.
Për sa i përket projekteve të reja për vitin 2028, kemi përsëri vazhdimin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, rrugët lidhëse Tiranë-Elbasan me korridorin 8, faza e tretë, apo siç njihet ndryshe by-passi i Elbasanit, pra vazhdojmë përsëri me projektin me financim të brendshëm për sa i përket by-passit të Elbasanit, hyrja verilindore e Tiranës, apo rruga lidhëse ndërmjet daljes nga Tirana me rrugën e Arbërit, ndërtimi i rrugës hyrëse veriore që anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut drejtpërdrejtë me unazën e re të Tiranës, qendra monitorimit të trafikut, studim projektime e tjerë.
Ndërsa në fazën vijuese kemi, rrugën poshtë aksit të ri Berat-Skrapar,si dhe faza e 10 e zgjerimit të Tiranë-Durrës. Në qoftë se do shikonim prej buxhetit afatmesëm, në programin e transportit rrugor do ndalesha në faktin që ky program buxheton plotësisht zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, deri në fazën e 10 të tij të zhvillimit, që çon deri te ura e Dajlanit në Durrës.
Kemi financim dhe angazhim buxhetor për vazhdimin e bypassit të Elbasanit. Dua të theksoj faktin që ishte një angazhim i qeverisë për të marrë financim të huaj për bypassin e Elbasanit. Patjetër, për shkak edhe e shqetësimeve të krijuara në trafikun, aty ku mbaron sot Tiranë-Elbasan, tashmë është angazhimi i buxhetit të shtetit për të vazhduar me fondet e brendshme buxhetore për financimin e bypassit të Elbasanit, sipas fazave përkatëse të financuara në këtë PBB.
Për sa i përket shpenzimeve kapitale me financim të huaj, kemi vijueshmërinë dhe përmbylljen e projektit për përmirësimin dhe rehabilitimin e urave të qendrueshme, poshtë për mbylljen e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si dhe në politikat e reja, të cilat pritet të fillojnë në vitin 2027, janë ndërtimi i rrugor i bypassit të Tiranës.
Bypass i Tiranës tashmë është financuar pjesa e parë, që është rreth 10 km nga buxheti i shtetit, e cila është duke u zhvilluar aktualisht dhe punimet kanë nisur mirë. Ndërkohë, vijimi i bypassit të Tiranës është angazhuar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe pritet finalizimi i marrëveshjes së financimit pranë këtij viti”, tha Karakaçi.