“Vrau njerëz të paarmatosur”- Flet gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiçin: Ai nuk tregoi kurrë aftësi ushtarake, pati
Gjenerali shqiptar që shërbeu në ushtrinë kroate, Rahim Ademi, ka komentuar vdekjen e ish-komandantit serb të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, duke e cilësuar atë si një person që nuk tregoi aftësi ushtarake në fushën e betejës.
“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtar. Ai kurrë nuk i tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë, ai tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur”, u shpreh Ademi në një intervistë për mediat kroate.
Rahim Ademi dhe njësitë nën komandën e tij u përballën me forcat serbe të drejtuara nga Ratko Mladiç pranë Shibenikut, në Kroaci, gjatë shtatorit të vitit 1991.
Ademi e kujtoi atë përballje në kontekstin e komentit të tij për figurën e Mladiçit dhe rolin e tij gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.