Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli në Vlorë (VIDEO)

Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli në Vlorë (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur të shtunën pasdite pranë një hoteli, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.

Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Lini një koment