Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Teksasit në SHBA, udhëtim që vjen disa muaj pasi DASH e përjashtoi atë nga ndalimi për të hyrë në SHBA.

Në një komunikim për mediat, Berisha tha se do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet e mes-mandatit.

Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”, tha Berisha.

Lini një koment