“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Teksasit në SHBA, udhëtim që vjen disa muaj pasi DASH e përjashtoi atë nga ndalimi për të hyrë në SHBA.
Në një komunikim për mediat, Berisha tha se do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet e mes-mandatit.
“Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”, tha Berisha.