Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKaramuço: Në sistemin TIMS, Ergys Agasi figuronte jashtë Shqipërisë

Karamuço: Në sistemin TIMS, Ergys Agasi figuronte jashtë Shqipërisë

Eksperti Ervin Karamuço solli në Erla Now detaje nga arrestimi i Ergys Agast. Ai tha se “Ergys Agasi figuron ende në TIMS që është jashtë Shqipërisë, pavarësisht se kishte të dhëna që ishte brenda Shqipërisë. Siç e përmendi edhe vetë avokati, TIMS-i i fundit… unë po të them çfarë rezulton virtualisht, jo fizikisht: ka qenë në një udhëtim në Zvicër. Aty ka humbur të gjitha gjurmët dhe më pastaj nuk dihej: nga Zvicra ka ardhur sërish në Shqipëri, si ka ardhur, ka vajtur në një vend tjetër e kështu me radhë. Dhe prej 8 muajsh është shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe janë bërë të gjitha llojet e veprimeve për ta lokalizuar”, tha Karamuço.

Ai shtoi se informacioni për vendodhjen e tij ka ardhur nga BKH-ja për akset rrugore dhe vendet nga lëvizte ky person, dhe pastaj ia kanë lënë këtë forcave operacionale të Policisë së Shtetit për ta ndjekur.

Karamuço tha se ky operacion rrëzon pretendimet se nuk ka bashkëpunim mes SPKAK dhe Policisë së Shtetit. “Nuk është sekret ta themi: ka një plan të mirëfilltë bashkëpunimi operacional midis SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, në lidhje me disa persona të cilët janë në kërkim nga ana e SPAK-ut, por kanë ende veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe shfaqin rrezikshmëri të lartë. Nuk po them për rastin e Ergys Agasit, por ishte një emër që sigurisht ishte vendosur si ultimatum për të parë nëse policia e ka seriozisht me këtë plan operacional edhe për emra të tjerë apo jo.

Ka qenë një telefonatë ajo që më ka bindur, nga Paraguai, ku ka qenë një vizitë pune e vetë drejtuesit të Prokurorisë Klodian Braho drejtuesit tjetër të linjës së krimit të organizuar Vladimir Mara, që kanë falënderuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë operacion. Me këtë ne fshijmë njëherë e mirë çdo lloj paragjykimi të policisë që çfarë ka ndodhur deri më sot. Gjithë ato akuza që policia është e shitur e të tjerë e të tjerë…

Pra në rastin konkret ne nuk mund dot të hedhim hije dyshimi “jo dorëzimi i kontrolluar”, “jo çfarë kam dëgjuar këto ditë”. Absolutisht! “E tradhtoi kush” apo ku di unë, nuk u hyjmë këtyre teorive konspirative”, tha ndër të tjera Karamuço.

Lini një koment