E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Avokati i Erion Veliajt paraqitet në GJKKO, zhvillohen dy seanca në Apelin e Posaçëm

Avokati i Erion Veliajt paraqitet në GJKKO, zhvillohen dy seanca në Apelin e Posaçëm

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në orën 13:00 dhe 13:45 do të zhvillohen dy seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku Veliaj ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Të dyja seancat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Saide Dollani.

Seancat zhvillohen rreth dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu për rishqyrtim çështjen lidhur me masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Lini një koment