E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarri në Fier, flakët shkrumbojnë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi (VIDEO)

Zjarri në Fier, flakët shkrumbojnë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi (VIDEO)

Zjarri i rënë këtë të premte në orët e para të pasdites në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier, vijoi të përhapej edhe gjatë orëve të pasdites, duke shkrumbuar bimësi dhe sipërfaqe pyjore.

Flakët kanë përfshirë një godinë të pabanuar, ndërsa situata në zonë vijon të paraqitet alarmante.

Nga Qafa e Koshovicës drejt Levanit, zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe pyll, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca zjarrfikëse, ndërsa për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri me një helikopter.

Këto janë pasojat e zjarrit deri në orët e pasdites.

Lini një koment