Sunday, 6 September 2026
54°F Detroit
BallinaFormula 1Pierre Gasly siguron pole position-in e parë në karrierë në Monza

Pierre Gasly siguron pole position-in e parë në karrierë në Monza

Pierre Gasly arriti pole position-in në Monza për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, duke shënuar herën e parë që nis nga e para në karrierën e tij. Piloti i Alpine regjistroi kohën 1’21”786, 60 të mijtat më i shpejtë se George Russell, i cili përfundoi i dyti.

Siç raporton telesport, në vijën e dytë të nisjes renditen Oscar Piastri me McLaren (vendi i 3-të) dhe Charles Leclerc me Ferrari (vendi i 4-t). Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton, ndërsa Max Verstappen mori vendin e 6-të. Piloti vendas Kimi Antonelli u rendit i 7-ti, por do të niset nga pozicioni i fundit pas ndërhyrjeve në njëvendëshen e tij.

Në “top-10” kaluan gjithashtu Franco Colapinto (vendi i 8-të me Alpine), Lando Norris (vendi i 9-të me McLaren) dhe Arvid Lindblad (vendi i 10-të me RB). Pas penalizimit të Antonelli, në vendin e dhjetë u radhit Gabriel Bortoleto. Gara e së dielës, në pistën më të shpejtë të sezonit, pritet të jetë mjaft interesante, sipas telesport.

Lini një koment