E ardhmja e Frédéric Vasseur te Ferrari në pikëpyetje pas polemikave dhe performancës së dobët
Ferrari po kalon fazën më të gjatë zhgënjyese të sezonit 2026, me më shumë se dy muaj dhe pesë gara pa ngjitur në podium. Pas një fillimi që dukej premtues, skuadra përjetoi një ngadalësim të performancës: paraqitje të dobëta, mosmarrëveshje midis pilotëve dhe drejtuesve, si dhe probleme me përmirësimet e motorit që kanë shtuar tensionin brenda ekipit.
Siç raporton telesport, tensioni arriti kulmin në Baku, ku u përfol se Christian Horner u ofrua për të marrë një rol drejtorik në Maranello. Burimet thonë se presidenti John Elkann dhe drejtuesi i kompanisë Benedetto Vigna po vlerësojnë një ndryshim të thellë organizativ, duke përfshirë mundësinë e largimit të Frédéric Vasseur dhe nisjen e një kapitulli të ri me një drejtues që do t’i rikthente besimin skuadrës.
Në tryezë janë disa emra për t’u konsideruar: rikthimi i Christian Horner si një zgjidhje me përvojë, promovimi i brendshëm i Antonello Coletta, i njohur për kontributet e tij në projektet e mëdha të Ferrari, apo avancimi i Jerome D’Ambrosio. Një alternativë e jashtme që diskutohet është të bindet Andrea Stella nga McLaren për t’u rikthyer në Maranello dhe për të pranuar këtë sfidë të madhe.
Pas ngjarjeve në Baku, e ardhmja e Vasseur te Ferrari mbetet e pasigurtë dhe vendimet që do të merren pritet të përcaktojnë rrugën e skuadrës për sezonet e ardhshme. Sipas telesport, drejtuesit po hartojnë scenarë të ndryshëm ndërsa debati i brendshëm vazhdon.