E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Sulmi ajror izraelit godet gjatë transmetimit live, plagosen gazetari dhe kameramani (VIDEO)

Sulmi ajror izraelit godet gjatë transmetimit live, plagosen gazetari dhe kameramani (VIDEO)

Momenti kur një sulm ajror izraelit goditi zonën e Nabatiyas në jug të Libanit është kapur nga një kamera televizive, duke rezultuar në plagosjen e një gazetari dhe kameramanit, të cilët po e mbulonin ngjarjen drejtpërdrejt.

Bëhet fjalë për korrespondentin e televizionit Al-Manar, Ali Shbib, dhe kameramanin që ishte me të. Të dy ndodheshin në një distancë të shkurtër nga vendi i sulmit kur ndodhi goditja.

Kamera ka kapur momentin e sulmit, ndërsa gazetari dhe kameramani u dërguan në spitalin Sheikh Ragheb Harb pas plagosjes. Sipas informacioneve të disponueshme, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se një prej sulmeve ajrore kishte në shënjestër një parking në qytetin e Nabatiyas. Sulmi dëmtoi disa ndërtesa, ndërsa disa automjete u përfshinë nga flakët.

Sipas të njëjtit burim, avionët luftarakë izraelitë kryen një sërë sulmesh në zona të ndryshme.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake në territorin libanez.

WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.He was a bit too close to the site of the strike.He is in stable condition. pic.twitter.com/QeRiisfWjq

Lini një koment